
18 May Shkup, artisti nga Gjakova me drithëra realizon portretin e Nënës Tereza
Krijuesi nga Gjakova Alkent Pozhegu në ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës ka përzgjedhur, Shkupin, vendlindjen e shenjtores për të krijuar përmes drithërave një mozaik me portretin e saj.
Ai nisi punën në orën 8 të mëngjesit dhe finalizoi krijimin e tij pas 5 orësh.
“Për realizimin e këtij mozaiku janë shfrytëzuar rreth 80 deri në 100 kilogram drithëra. Ka fasule të bardha dhe të kuqe, mirës të bardhë, të kuq dhe portokalli, grurë, oriz, fara luledielli. Këto janë përmbledhur për të formuar mozaikun. Më është dashur të punoj 4 deri në 5 muaj, sepse fillimisht më është dashur të gjej mirëkuptim më Qeverinë e Maqedonisë. Kam filluar punën kohë pas kohë, të siguroj kokrrat që më nevojiteshin dhe kam bërë disa prova”, tha Alkent Pozhegu