Biografia
15397
page-template,page-template-full_width,page-template-full_width-php,page,page-id-15397,bridge-core-3.1.1,qi-blocks-1.2.4,qodef-gutenberg--no-touch,qode-page-transition-enabled,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-theme-ver-30.0.1,qode-theme-bridge,wpb-js-composer js-comp-ver-7.1,vc_responsive
 

Biografia

NËNË TEREZA
Anjezë Gonxhe Bojaxhiu

26 gusht 1910 – U lind Gonxhe Bojaxhiu në Shkup si bijë e Kolë Bojaxhiut dhe Drane Benajt nga Prizreni, me prejardhje nga Novosella e Gjakovës.

26 gushti i vitit 1910 ia shtoi familjes Bojaxhiu fëmijën e tretë pas dy të parëve, Agës dhe Lazrit. Në familjen Bojaxhiu Ganxhja thithi nektarin e parë të fesë së Krishtit dhe të gjakut të të parëve të vet. Që nga fëmijëria e hershme së bashku me familjen shtegtoj në shënjetoren e Zojës Cernagore në Letnicë.
Fati i mirë i Nënës Tereze ishte edhe lindja e saj në një familje të shëndoshë apo siç thotë vetë Nëna Tereze: “Ishim të gjithë të bashkuar… jetonin njëri për tjetrin… Ishim familje e bashkuar dhe shumë e lumtur.

1919 – Në rrethana të dyshimta i vdes baba, Kolë Bojaxhiu, tregtar i zgjuar, veprimtar i zellshëm dhe besnik për pavarësinë dhe lirinë e Shqipërisë.

1915-1924 – Shkolla dhe jeta në famulli.
Vijon me zell shkollimin dhe ishte e rregulltë në vepritarinë e jetës famullitare: në meshë dhe katekizëm. Lazri, vëllai i saj, dëshmon: “Jetonim afër kishës faullitare të Zemrës së Krishtiti. Nganjëherë nëna dhe motrat e mia, Agëja dhe Ganxhja, më bënin mbresa se po rrini sa në shtëpi aq në kishë. Sepse kaq shumë ishin të preokupuara me korin e famullisë, me shërbimet fetare dhe temat për misione“.

26 shtator 1928 – Thirrja regulltare.
Pikërisht më 26 shtator 1928 niset për në Zagreb në përcjelljen e nënë Drane dhe motrës Age, ku do të qëndrojë deri më 13 tetor. Në ditën e 13 tetorit së bashku me zonjushën Betike Kanjc niset për në Irlandë. Udhëtimi u bë nëpër Austri, Zvicër, Francë, pastaj me anije nëpër kanalin Mamanche, kurse prapë vazhduan rrugën kah Londoni, prej kah vazhduan për në Dublin. Në Dublin qëndruan rreth dy muaj të angazhuara në mësimin e gjuhës angleze.

18 gusht 1946 – Ndërroi veshjen. La veshjen rregulltare të motrave të “Loretos“ dhe veshi seri të bardhë të përshkuar me vijë të kaltër dhe me kryq në parzëm. Pastaj shkoi rreth tre muaj në Patna të Motrat Mjeke Misionare (Medical Missionary) për të kryeer edhe një kurs intenziv për informiere.

21 dhjetor 1948 – Merr lejen për hapjen e shkollës së parë, lokali i të cilës ishte një kasollë nga lagjet më të varfëra të Kalkutës, Tilje dhe Motijil, bashkon fëmijët e lënë dhe të braktisur në atë shkollë, ndërsa vetë banonte te Motrat e Vogla të të Varfërit.

1952 – Hapi shtëpinë e parë pranë tempullit të hyjneshës Kalli në Kalkutë. Përurimi i saj u bë më 22 gusht, në festën e Zemrës së Papërlyer të Marisë. Këtë shtëpi e pagëzoi si Nirmal Hriday ( Shtëpia e zemrës së pastër). Me këtë emër do t’i quajë edhe shumë shtëpi tjera në mbarë Indinë dhe më gjerë.

5 shtator 1997 – Nëna Tereze ndërroi jetë. Shpirti i saj e la trupin i cili u hargjua për vëllaun njeri dhe kaloi në përjetësinë e Zotit, kaloi në jetën e Zotit e cila është gjithmonë jetë. Me këtë rast u dhan deklarata të shumta, u mbajtën ditë zie dhe pikëllimi. Lajmin për vdekjen e saj e dhanë pothuaj të gjitha kanalet televezive botërore. Ndër mendimet që dhanë njerëzit e poitikës, eprorët e bashkësive fetare dhe të pendës, po veçojmë: Shën Gjon Pali IINëna Tereze shembull i transformimit njerëzor të dashurisë së Zotit“; William Bill Clinton (ish-presidenti amerikan) “Vigani i shekullit tonë“; Sali Berisha (ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Shqipërisë) “Bija më e shquar e kombit tonë“; Chirac (ish-president i Francës) “Më pak dashuri në botë pas vdekjes së Nënës Tereze“; Tony Blair (ish kryeministër britanik) “Shpirti i saj do të rrojë si inspirim për gjithë ne“; Don Shan ZefiShenjtëreshë e ditëve tona“ ; Don Lush GjergjiAjo ishte dashuri në vepër“; Don Prekë LazriNjeri i shekullit që i shtyri njerëzit të besojnë në Zotin“; Imzot Mark SopiDo të mbetët në kujtim të përhershëm derisa të ekzistojë njerëzimi“; Imzot Rrok MirditaNëna Tereze ishte princeshë e dashurisë“; Akademik Mark KrasniqiSimbol i traditës sonë“; Bekim Fehmiu (artist) “Pas Gjergj Kastriotit u largua edhe Nëna Tereze“; Hafiz Sabri Koçi (ish kryetar i Komunitetit shqiptar të besimit islam) “Vdekja e Nënës Tereze ishte vdekja më e rëndë për kombin tonë“; Ismail Kadare (shkrimtar) “Bota dhe populli ynë mbetën jetim pa të“.

13 shtator 1997 – U varros Nëna Tereze me nderimet më të larta që organizoi qeveria indiane. Në varrimin e saj morën pjesë shumë burra shtetësh.

Shtëpia Përkujtimore Nënë Tereza – Shkup RMV

Shtëpia Përkujtimore Nënë Tereza i është kushtuar humanitares dhe laureatja e Çmimit Nobel për Paqen Nënë Terezës, gjendet në qytetin e saj të lindjes Shkup, në Maqedoninë e Veriut, ku jetoi nga viti 1910 deri më 1928.

Shtëpia përkujtimore u ndërtua në Rrugën popullore të Maqedonisë në komunën Centar, në vetë lokacionin e Kishës Katolike të dikurshme të Zemrës së Jezusit Romak, ku u pagëzua Nënë Tereza. Shtrihet vetëm në lindje të Pallatit Ristiq dhe Sheshit Maqedoni . Në tre javët e para, shtëpia përkujtimore u vizitua nga 12,000 njerëz.

Shtëpia përkujtimore me vlerë dy milion euro u hap në 30 Janar 2009 nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe është një nga monumentet më të reja të Shkupit. Në hapje morën pjesë delegacione të huaja, anëtarë të Kishës Katolike Romake në Veri të Maqedonisë dhe Kisha Ortodokse Maqedonase.

Ndërtimi i shtëpisë filloi në maj të vitit 2008. Projekti është financuar nga Qeveria e Maqedonisë dhe është realizuar nga Ministria e Kulturës. Eshtë një version modern, i transformuar i shtëpisë së lindjes së Nënë Terezës me një karakter shumëfunksional, por sakral. Brenda shtëpisë, ruhen pjesë nga reliket e saj, të cilat u transferuan në Shkup me mbështetjen e Kishës Katolike Romake të Shkupit.

Ekziston një muze i cili përfshin skulptura realiste të Nënë Terezës dhe anëtarëve të familjes së saj. Një skulpturë tregon Nënë Terezën si një fëmijë dhjetë vjeçar, i ulur në një gur dhe duke mbajtur një pëllumb në duar. Shtëpia gjithashtu pret ekspozita kulturore dhe përfshin një galeri. Arkitekt i projektit është Vangel Božinovski.